Aktuale

Interpelancat do të mbahen pa “pëlqimin” e kryeministrit (Video)

Kërkesat e Vetëvendosjes për dy interpelanca ndaj kryeministrit Isa Mustafa janë adresuar qysh më 13 korrik. Prej atëherë, Vetëvendosje nuk ka marr asnjë përgjigje nëse shefi I qeverisë është I gatshëm që të paraqitet në Kuvend për të dhënë ose jo shpjegime rreth situatës politike në veri të vendit dhe për Kodin Telefonik.

Dhe, në mungesë të një përgjigje nga ana e tij, Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e fundit ka vendosur që interpelancat të mbahen qysh në seancën e parë plenare.

Naim Jakaj, koordinator i Grupit Parlamentar të VV-së, brenda Kuvendit të Kosovës, ka thënë përmes emailit për Tribuna Channel se këto kërkesa janë vë si pika të fundit të rendit të ditës së mbledhjes plenare.