Sport

Inter shpërblen Handanoviçin

Samir Handanoviç është afër vazhdimit të kontratës me Interin

Corriere dello Sport ka zbuluar se portieri slloven, Samir Handanoviç, është afër vazhdimit të kontratës me Interin.

Ish-portieri i Udineses do të vazhdojë bashkëpunimin me Nerazzurrët deri në verën e vitit 2021, përcjell Express.

Interi e ka blerë sllovenin nga Udinese në vitin 2012. Ai deri më tani ka zhvilluar mbi 190 paraqitje për Nerazzurrët. /Express/