Ruajtja e integritetit institucional del të jetë problemi kryesor i Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik. Kështu ka thënë hulumtuesi i D+, Isuf Zejna, Demokracia Plus
Në këtë përfundim ka ardhur D+, në raportin e monitorimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP) për periudhën mars – qershor 2017. Hulumtues në D+, Isuf Zejna, ka thënë se në këtë raport gjinden të gjitha faktet dhe argumentet për të gjeturat që organizata ka shtjelluar në këtë raport.
“Mungesa e rregullave për parandalim të korrupsionit, konfliktit të interesit dhe transparencës ka bërë që të ngritën aktakuza ndaj anëtarëve të këtij institucioni”, ka thënë Zejna.
Sipas tij, në vazhdën e problemeve, D+ ka renditur edhe mungesën e konsistencës në vendimmarrje, pasi që OSHP për situata të njëjta apo të ngjashme ka interpretuar Ligjin e Prokurimit në Forma të ndryshme, ndërsa ka thënë se në raport theksohet edhe shkelja e afateve kohore të OSHP-së për trajtimin e ankesave./KosovaPress/