Instituti i Mbrojtjes Infektive paralajmëron se në javët e ardhshme virusi i gripit do të rritet.
Profesor Tomas Bergstrôm paralajmëron se shumëkush nuk e marrin seriozisht punën e gripit.
“Ky është gripi më i rrezikshëm që kemi pasur deri më tani”, deklaroi ai.
Epidemia po ndodh tani dhe po bëhet, dita-ditës, më e rrezikshme. Dhe, sipas Instituti të Mbrojtjes Infektive, rritja e gripit këtë vit është më e agresive se më parë.
“Kjo varet nga ndryshimet natyrore dhe rezistimi i organizmit të njeriut”, deklaron Tomas Bergstrôm, profesor dhe punëtor në Akademinë e Sahlgrenit, ku diagnostikon infeksionet e viruseve të ndryshme.
Ai deklaron se rritja e fuqishme varet nga të ftohtit që ka pllakosur Suedinë që në vjeshtën e hershme.
Tani koha është e ftohtë dhe ajri i thatë, që ndikon në rritjen e viruseve në kushte të tilla klimatike.
Ndikon në infeksion të mushkërive.
Tomas Bergstrôm thot se ftohja dhe virusi i gripit bëhet e zakonshme në këto kohë dhe që të dyja këto ndikojnë në sëmundje serioze si p.sh. inflamacionin e mushkërive, në raste ekstreme.
“Kjo shkaktohet zakonisht te pleqtë dhe personat me organizëm të ndieshëm. Mendoj se persona të tillë është mëse e udhës që të vaksinohen”,deklaron studiuesi Bergstrôm, i cili edhe vet është i vaksionuar.
Dallimi më i madhë mes inflamacionit dhe ftohjes së zakonshme është se inflamacioni të bën më të sëmurë dhe të bën të ndiehesh i dobët. Simptomet klasike janë ethet dhe zjarrmia. Por, deklaron Tomas Bergstrôm, ka medikamente të mira ndaj gripit, që mund të merren edhe si masë parandaluese.
Por nëse ke simptomet të ftohjes dhe, përkundër kësaj, temperaturë të lartë, duhet të shkosh te mjeku për të kërkuar ndihmë, transmeton RTK.
Ndërkaq, nëse jeni të infektuar me rrufë,më mirë është të qëndroni në shtëpi, që të mos e përhapni virusin te të tjerët.
Sa ma parë që të trajtoheni te mjeku, aq më shpejtë do të shëroheni.
Ai mendon se njerëzit nuk e marrin seriozisht virusin e gripit. Sëmundja mund të jetë rrezik për shëndetin për njerëzit me organizëm të ndieshëm.
“Mendoj se ky është virusi më i rrezikshëm nga të gjitha të tjerat, flitet shumë për virusin Zika, por fakti është se ky virus duket si e zakonshme por mjaft i nënçmuar.