Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës është institut që merret me fushën e meteorologjisë, hidrologjisë, klimës, ajrit, ujit dhe tokës. Ky institut vepron i ndarë në tri objekte, që bënë që edhe stafi i saj të jetë i ndarë. Po ashtu, në këtë institut ka mungese të punëtorëve.

Drejtoresha e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Letafete Latifi, për KosovaPress bëri të ditur se ky institut ka nevojë për një objekt por edhe numër më të madh të punëtorëve.
“Kisha përmend se është mirë dhe është e nevojshme që të investohet në një objekt, për shkak se ndërtesa ku operojmë ne është shumë e vogël, nuk i plotëson kushtet që duhet t’i ketë një institucion me veprimtari çfarë ne kemi dhe çfarë zhvillohet tek ne, do të thotë është kërkesë e jona permanente që të ndërtohet një ndërtesë e cila do t’i plotësonte kushtet që kërkohen për veprimtarinë tonë. Po ashtu, kisha përmend edhe numrin e punëtorëve është e nevojshme që të rritet dhe numri i punëtorëve, sepse kemi aktivitete shumë dhe numri i punëtorëve nuk është aq sa ka aktivitete”, tha ajo.
Drejtoresha Latifi, tha se gjatë dy viteve të fundit në institut është investuar edhe nga Qeveria e Kosovës.
“Gjatë dy viteve të fundit falë investimeve të Qeverisë është rinovuar rrjeti hidrometrik komplet dhe tash funksionojnë 27 stacione. Po ashtu, ka pas investime të vogla, jo aq sa kërkon dhe sa është nevoja në pjesën e meteorologjisë, mirëpo, edhe ai sektor është prek gjatë këtij viti, ka pas pak investime. Po ashtu, kemi pas investime në sektorin e ajrit të gjitha këto nga buxheti i shtetit. Është bërë servisimi i disa analizerve për monitorimin e cilësisë së ajrit, do të thotë është përmirësuar gjendja në rrjetin e monitorimit të ajrit”, tha ajo.
Për realizimin e aktiviteteve dhe përmbushjen e detyrave ligjore IHMK është i organizuar në sektorët për monitorimin e meteorologjisë dhe klimës, hidrologjisë, monitorimit të ajrit, cilësisë së ujit dhe sektorit të monitorimit të cilësisë së tokës(dheut).

Në sektorin e meteorologjisë, ky institut bënë matjen e temperaturës, matjen e lagështisë së ajrit, matjen e djellosjes. Këtë e bëri të ditur Beqir Gashi, zyrtar i meteorologjisë në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës.
“Këtu për momentin gjendemi në vendin që quhet poligon, ku i kemi të vendosura pajisjet meteorologjike të cilat na shërbejnë kryesisht për të bërë matje meteorologjike. Në shtëpizën e parë kemi të vendosura termografin dhe higrografin, termografin që shërben për matjen e temperaturës në mënyrë grafikore dhe higrografin që shërben për matjen e lagështisë së ajrit. Tek shtëpiza e dytë kemi të vendosur psikometrat që shërbejnë për matjen e temperaturave minimale, maksimale dhe matjen e temperaturës momentale që mbizotëron tani”, tha ai.
Gjithashtu, ai tha se në këtë institut matet edhe drejtimi dhe shpejtësia e erës.
“Po ashtu, kemi të vendosur edhe pajisjen tjetër që quhet heliografë, që shërben për matjen e djellosjes, ku zakonisht ajo shërben për mbledhjen e minutave apo orëve me diell brenda tërë ditës. Në pjesën atje kemi të vendosura edhe disa pajisje të tjera që quhen gjeotermometrat e tokës, e ato më së tepërmi i shërbejnë kulturave bujqësore, se kur është momenti më ideal për mbjelljen e kulturave të ndryshme. Po ashtu, kemi të vendosur edhe shi matësin. Po ashtu, edhe anemometrat që shërbejnë për matjen e drejtimit të erës dhe shpejtësisë së erës në metër për sekondë, e në objekt i kemi të vendosura edhe barometrin dhe barografin që shërbejnë për matjen e shtypjes atmosferike në milibar”, tha ai.

Pas matjes së temperaturës grumbullohen të dhënat, ku më pastaj dilet me parashikime. Parashikuesi i motit, Besim Aliu, tha se përveç matjeve që bëhen në Kosovë, ky institut shërbehet edhe nga ëebsite të ndryshme.
Ai tha se parashikimi më i saktë bëhet për tri deri në pesë ditë, ndërsa, shtatë deri në 10 ditë sipas tij saktësia e parashikimeve bie.
“Instituti Meteorologjik i Kosovës tash i kemi stacionet, pikat matëse nëpër vende të caktuara dhe i mbledhim, i grumbullojmë këto të dhëna, mirëpo përveç këtyre të dhënave përveç se duhet ta dimë gjendjen faktike si e kemi, gjendjen momentale të motit në territorin tonë, ne shërbemi me imazhe satelitore, të cilat i marrim kryesisht nga ëebsitet e ndryshme, por më të përqendruar jemi në EMC-at ku kemi edhe marrëdhënie të mira më ta, ku ata dërgojnë imazhet satelitore dhe në bazë të tyre ne e bëjmë parashikimin tri deri në pesë ditë, parashikimi është më i saktë, kurse shtatë deri në 10 ditë saktësia e tyre bie, por jo shumë, diku 90 përqind jemi të saktë”, tha ai.
Në kuadër të Institutit Hidrometeorologjikë të Kosovës gjendet edhe laboratori për cilësinë e mjedisit, ku bëhet analitika e ujit, ajrit dhe tokës.

Udhëheqësi i këtij laboratori, Agron Shala, tha se në këtë laborator kryesisht merren me monitorimin e ujërave sipërfaqësorë në tërë territorin e Kosovës.
“Tash jemi në laboratorin e altikes mjedisore të Ministrisë së Mjedisit gjegjësisht të agjencionit të për mbrojtjen e Mjedisit i cili gjendet në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, puna e këtij laboratori është e shumëllojtë, njëra prej tyre është analitika e ujit, ajrit dhe tokës dhe kryesisht ne merremi me monitorimin e ujërave sipërfaqësorë në tërë territorin e Kosovës. Për këtë monitorim ne kemi bërë një rrjet të monitorimit i cili përbënë 54 stacione monitoruese, ku shkohet dhe merret mostra për çdo muaj, sjellën në laboratorë, regjistrohen, ruhen, punohen, analizohen dhe në fund bëhet një raport”tha ai.
Shala tha se pas marrjes së mostrave në laborator, ato mostra i nënshtrohen analizave, si përmes metodave klasike ashtu edhe metodave instrumentale.
“Për përcaktimin e cilësisë së ujërave, siç thamë ne kemi një rrjet dhe në këtë rrjet do të merren enët por mostrim, merren pajisjet për matje në terren dhe shkohet në teren merret mostra, maten disa parametra që zakonisht këtë parametra, që këta parametra janë për sasia e oksigjenit të tretur, temperatura e ujit, vlera PH-së, përçueshmëria elektrike dhe ato mostra…sjellën këtu, bihen në laboratorë është dhoma e posaçme ku bëhet pranimi i tyre, pas pranimit të tyre bihen në laboratorë dhe në laboratorë i nënshtrohen analizave, përmes metodave të ndryshme, si metoda klasike, po ashtu edhe metodave instrumentale”, tha ai.

Ndërsa, sektori i hidrologjisë i cili vepron në kuadër të Institutit hidrometeorologjik i Kosovës, është themeluar në vitin 2002 dhe fillimisht kanë qenë të angazhuar tetë punëtorë. Bashkim Kastrati, hidrolog, thotë se fatkeqësisht tani jemi katër punëtorë, por që megjithatë bëjmë përpjeke maksimale për me arrit realizimin e punëve që i kemi.
Ai bëri të ditur se në këtë sektor merren me monitorimin e rrjetit të stacioneve hidrometrike të ujërave sipërfaqësorë dhe atyre nëntokësorë.
“Në këtë sektor, kryesisht merremi me monitorimin e rrjetit të stacioneve hidrometrike të ujërave sipërfaqësorë, por edhe të atyre nëntokësorë. Për momentin instituti, faktikisht sektori i hidrologjisë i ka 27 stacione hidrometrike të shtrira nëpër shumicën apo rrjedhat kryesore apo lumenjtë kryesorë në tërë territorin e Kosovës. Prej tyre 27 stacioneve shtatë prej tyre janë me qasje në kohë reale, do të thotë informacionet vijnë në kohë reale në serverin qendrorë këtu në Prishtinë. Në këto stacione lexohen disa parametra, por më të rëndësishme janë niveli i ujit, temperatura e ujit dhe ne vazhdimisht bëjmë matje hidrometrike në këto profile lumore”, tha ai.
Kastriati tha se në të gjitha stacionet janë të punuara profilet të cilat sipas tij janë shumë të rëndësishme edhe për parashikimin e fatkeqësive hidrologjike apo vërshimeve.
“Në të gjitha këto stacionet janë të punuara profilet që janë shumë të rëndësishme, sepse përveç njohjes së sasisë së rrjedhave të ujit e cila është e rëndësishme për përcaktimin e bilancit ujor, të ujërave në Republikën e Kosovës, shumë e rëndësishme është edhe mbrojtja, gjegjësisht paralajmërimi ose parashikimi i fatkeqësive hidrologjike, në këtë rast i vërshimeve…Për shtatë stacionet kryesore, lumenjtë kryesorë prej nga dalin ujërat prej territorit të Kosovës nëpër vendet fqinje ne kemi arrit t’i ngritim ato stacione hidrologjike, t’i krijojmë profilet në të cilat shihen kur arrijnë edhe nivelet kritike. Pas ardhjes së nivelit të ujit në një nivel kritik të cilin ne paraprakisht e kemi përcaktuar në bazë të matjeve gjeodezike të cilat janë bërë, pastaj neve na vjen një informacion prej modemit që në ato stacione janë të vendosura pajisjet e teknologjisë bashkëkohore dhe neve na vjen një sm s në telefon dhe ne e marrim atë sms e përpunojmë dhe e shikojmë se çfarë është gjendja në ato rrjedha”, tha ai.
Në kuadër të monitorimit të mjedisit Instituti Hidrometeorologjik posedon edhe sektorin e ajrit, i cili sektor bënë monitorimin e cilësisë së ajrit. Sektori i ajrit posedon gjithsej 12 stacione statike dhe një stacion mobil.

Specialisti i cilësisë së ajrit në IHMK, Shkumbin Shala, tha se këto stacione janë në Prishtinë, Obiliq, Han të Elezit, Gjilan, Prizren, Mitrovicë dhe Drenas.
“Në kuadër të monitorimit të mjedisit Instituti Hidrometeorologjik posedon edhe sektorin e ajrit, i cili sektor bënë monitorimin e cilësisë së ajrit. Sektori i ajrit posedon gjithsej 12 stacione statike dhe një stacion mobil. Këto pika, stacione janë të shtirë në të gjithë hapësirën e Kosovës, në qendra kryesore të Kosovës. Vlen të cekët në Prishtinë kemi dy stacione, në Obiliq kemi tri stacione, në Han të Elezit një stacion, Gjilan, Prizren, Drenas, Mitrovicë dhe Pejë. Ndërsa një stacion kemi mobil, varësisht prej kërkesave që vijnë nga inspektorati i Ministrisë së Mjedisit na ata i dërgojmë për matje”.
Sipas tij, këto stacione monitorojnë parametrat që janë jetik për monitorimin e cilësisë së ajrit.
“Këto stacione monitorojnë kryesisht parametrat që janë jetik për monitorimin e cilësisë së ajrit, grimcat PM10 dhe 2.5, dioksidin e sulfurit, monoksidin e karbonit, komponimet e azotit dhe ozonin. Posaçërisht edhe elementet tjera siç janë, metalet e rënda dhe për ta kompletuar informatën rreth monitorimit dhe cilësisë së ajrit karshi gjithë këtyre stacioneve. Çdo stacion posedon edhe parametrat meteorologjik siç është temperatura, shtypja atmosferike, lagështia e ajrit, drejtimi i erës, shpejtësia e erës dhe diellosja. Këto e rrumbullakojnë do të thotë monitorimin e cilësisë së ajrit për të pasur një njohuri të besueshme duhet ti ketë të gjithë këta parametra, të cilat këto stacione i kanë”, tha ai.
Veprimtaria e këtij instituti ka filluar që nga viti 1923 me matjet e para në fushën e hidrologjisë dhe më pas më 1926, fillojnë edhe matjet meteorologjike.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës operon nën administrimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, konkretisht është pjesë përbërëse e Agjencionit për mbrojtjen e mjedisit të Kosovës, i cili agjencion vepron nën administrimin e kësaj ministrie./KP/
