Për nder të përvjetorit të nëntë të Pavarësisë së Kosovës, Kuvendi nesër do të mbajë një seancë solemne.
Seanca mbahet një ditë para ditës kur para nëntë vitesh u shpall Pavarësia e Kosovës ndërsa seanca që ishte duke u mbajtur sot është ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit.
Seanca solemne fillon në orën 15:00 ndërsa në orën 18:00 presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa do të organizojnë një pritje shtetërore për nder të festës së Pavarësisë. /KosovaPress/