Institucionet e Kosovës së shpejti do t’i dërgojnë Qeverisë së Serbisë një letër me të cilën do të kërkojë lirimin e menjëhershëm të drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaçi.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka thënë se arrestimi i oficerit Thaçi është marrë me vendim politik dhe është i papranueshme.
Ai ka thënë për RTK ka thënë se së shpejti do t’i dërgohet një letër Qeverisë së Serbisë që sa më parë ta lirojë Nehat Thaçin.
Njohësit e sigurisë thonë se Kosova dhe Serbia nuk do të duhej të diskutojnë asgjë tjetër përveç lirimit të oficer Nehat Thaçit.