Inspektorati Policor i Kosovës shënon sot dhjetë vjetorin e themelimit të këtij institucioni që mbikëqyr Policinë e Kosovës.
Për nder të këtij përvjetori sot në këtë institucion do të mbahet një aktivitet ku do të marrin pjesë edhe krerë të lartë të MPB-së, të Policisë si dhe të organizatave ndërkombëtare që kanë ndihmuar në themelimin e IPK-së.
Në një njoftim për media nga IKP bëhet e ditur se në ceremoni pritet të merr pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, përfaqësues të ICITAP-it, OSBE-së, DCAF-it, etj./KP