Aktuale

Inspektorati heton policin – favorizonte biznesin e tij

Polici, Bedri Abdullahu, hetues i Krimeve Ekonomike i Rajonit të Prishtinës po dyshohet që gjatë kryerjes së hetimeve ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare duke vënë në presion institucionet dhe kompanitë për interesa të biznesit së tij.

 

Inspektorati Policor i Kosovës është duke e hetuar Abdullahun për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Lidhur me këtë rast ju njoftojmë se Departamenti i Hetimeve ka pranuar një informacion lidhur me zyrtarin policor në fjalë dhe se  jemi duke i verifikuar këto informacione, për momentin nuk mund të japim informacione më shumë për shkak të integritetit të procedurës hetimore”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit policor dhënë Gazetës Express.

Ndërkohë që Gazeta  nga burimet e saja, merr vesh se  Abdullahu po hetohet lidhur me dyshimin se ka ai i ka krijuar kompanisë “Santefarm” lehtësi në regjistrimin e barnave dhe në fitimin e tenderëve.