Aktuale

Inspeksioni rrënon ndërtime pa leje në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, gjatë ditës së sotme ka filluar ekzekutimin e vendimeve për rrënim në lagjen “Dardania” në kryeqytet.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i Inspeksionit, Adonis Tahiri, përmes një statusi në Facebook, ku ka treguar edhe arsyet e rrënimit.

“Sot kemi filluar ekzekutimin e disa vendimeve për rrënim në lagjen Dardania. Rastet në fjalë kanë të bëjnë me ndërtimin e mureve ndarëse pa leje, në ndërtesë kolektive; dhe uzurpim të hapësirës publike përmes vendosjes së shkallëve”, ka shkruar Tahiri.

the authorGazetaKNN