Aktuale

Inspekcioni largon shitësit ilegalë nga sheshet e Prishtinës

Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës ka ndërmarrë mbrëmë aksion për lirimin e hapësirave publike në shesh, duke larguar kështu shitësit ilegalë dhe duke konfiskuar mallrat e tyre.

Inspektorët nga kjo drejtori kanë paralajmëruar disa herë shitësit që të mos vazhdojnë veprimtarinë e tyre ilegalisht në sheshet kryesore të kryeqytetit, por nuk kanë hasur në mirëkuptim.

Aksionet e tilla do të jenë të vazhdueshme, ndërsa do të ketë edhe shqiptim të gjobave, edhe konfiskim të mallrave, thuhet në njoftimin e Komunës.