Drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka kërkuar nga Policia e Kosovës zbardhjen e rastit të vrasjes së inspektorit, gjegjësisht rojës së pyllit, i cili është gjetur i vdekur në afërsi të Badovcit.
Sipas Tahirit, mbrëmë janë lajmëruar si Drejtori e Inspekcionit për gjetjen e veturës së inspektorit, e cila ka qenë e hapur, derisa pas angazhimit të institucioneve përkatëse është gjetur edhe trupi i pajetë i tij.
Reagimi i plotë i Adonis Tahirit:
Lajm i rëndë!
Mbrëmë Drejtoria e Inspekcionit është lajmëruar se është gjetur vetura e braktisur/hapur e njërit prej inspektorëve më të vjetër të pyllit të Komunës së Prishtinës N. Rr. në afërsi të Badovcit.
Fatkeqësisht, pas arritjes së policisë është gjetur edhe trupi i pajetë i të ndjerit, i vrarë me armë zjarri, në zonën që e ruante si roje pylli.
Trupi është përcjellë në Mjekësinë Ligjore ndërsa policia po zhvillon hetimet rreth rastit.
Familjes i shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe si Komunë do të ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira. Nga Policia kërkojmë që sa më parë të zbardhet rasti dhe kryesit e veprës të sillen para drejtësisë.
Ky rast edhe njëherë dëshmon rrezikun me të cilin përballen Inspektorët e Komunës. /FaktePlus