Aktuale

Iniciohen hetime për keqpërdoruesit e subvencioneve dhe granteve në bujqësi

Dyshimi për falsifikim të dokumenteve e ka shtyrë Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë që gjatë vitit 2016 të iniciojë hetime për 40 fermerë.

Sipas të dhënave të kësaj agjencie, këta persona kanë tentuar të mashtrojnë në procesin e përfitimit të granteve dhe subvencioneve, duke falsifikuar dokumente.

Hetimet, gjegjësit procedurat gjyqësore për këto raste janë duke vazhduar.Në Agjenci nuk kanë informata për ndonjë të dënuar, ndërkohë që në Policinë e Kosovës, ku këto lëndë janë dërguar për hetime të mëtejme, gjatë së hënës nuk kanë kthyer përgjigje.Përveç këtyre proceseve penale, kjo agjenci ka identifikuar si mashtrues edhe 414 fermerë të tjerë.