Aktuale

Iniciativa e ministrit Ismaili për Prishtinën e shëndetshme, mbështetet edhe nga shoqëria civile

Pas takimeve dhe marrjes së mbështetjes nga institucionet qendrore dhe lokale, për projektin e Qyteteve të Shëndetshme, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka takuar sot edhe shoqërinë civile.

Iniciativa e ministrit Ismaili është përkrahur edhe shoqëria civile, përmes së cilës synohet që Prishtina të bëhet një qytet më i jetueshëm dhe i pastërt.

Duke u angazhuar në krjimin e vendbanimeve më të shëndetshme, ne jetojmë më gjatë, kemi jetë më cilësore dhe ulen shpenzimet në shëndetësi.

“Sot patëm një takim shumë të mirë me shoqërinë civile rreth iniciativës tonë që ta bëjmë Prishtinën qytet më të jetueshëm, me ajër dhe ambient më të pastërt. Duke u angazhuar në krjimin e vendbanimeve më të shëndetshme, ne jetojmë më gjatë, kemi jetë më cilësore dhe ulim shpenzimet në shëndetësi”, ka thënë ministri Ismaili.

“Jam shumë i lumtur që iniciativa, përveç institucioneve qendrore dhe lokale, po gjenë përkrahje edhe në mesin e shoqërisë civile, të cilët u zotuan për angazhimin e tyre konkret në arritjen e këtij qëllimi. Qytet më i shëndetshëm – jetë më e shëndetshme. #SëBashkuPërPrishtinën”, ka përfunduar ai.