Aktuale

Informacionet e fundit rreth shëndetit të kreut të LDK-së

Këshilltari i kryetarit të LDK-së,Besnik Berisha, ka thënë se gjendja e ish-kryeministrit Mustafa është përmirësuar. Ai ka treguar se Mustafa është duke vazhdar me terapi fizikale.

“Z. Mustafa gëzon shëndet dhe disponim të mirë. Aktualisht është duke vazhduar me terapi fizikale” është shprehur Berisha në një prononcim për Periskopin.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është shtruar në një spital në Gjermani, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore që erdhi si pasojë e një gripi.

Ai fillimisht ishte shtruar në Spitalin Amerikan në Prishtinë./Periskopi/