Ekonomi

Inflacioni ka shënuar rritje në Shqipëri

Guvernatorit i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka theksuar sot se rritja e inflacionit gjatë tremujorit të katërt të vitit 2016, erdhi si pasojë e rritje së çmimeve të ushqimeve dhe naftës.

“Në aspektin makroekonomik trendi rritës i inflacionit gjatë kësaj periudhe reflekton shtimin e presioneve inflacioniste nga mjedisi i brendshëm. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), ekonomia shqiptare u rrit me 3.3 përqind gjatë 9 mujorit të parë të vitit 2016 dhe 3.1 përqind në tremujorin e tretë”, u shpreh Sejko.

Sipas tij rritja ekonomike pasqyroi zgjerimin e konsumit dhe të investimeve private, si dhe rritjen e të ardhurave nga sektori i turizmit./KosovaPress/