Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës ka rezultuar mbrëmë pozitiv me Coronavirus, raporton “Front Online”.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për media nga kjo Korporatë.
Njoftimi i plotë:
Ashtu siç jeni në dijeni masat e mbrojtjes kundër pandemisë COVID 19 po lirohen gradualisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Megjithatë, kjo nuk nënkupton që ne nuk duhet të vazhdojmë të kemi kujdesin maksimal të respektimit të rekomandimeve të IKSHKP-s, duke mbajtur distancën sociale, përdorimin e pajisjeve ( si maskat) dhe mbajtjen e higjienës. Pavarësishtë vështirësive në sigurimin e mjeteve mbrojtëse higjenike gjatë kësaj periudhe, ju njoftojmë se menaxhmenti është duke bërë përpjekje të vazhdueshme që punëtorëve të mos u munungojnë këto pajisje.
Në këtë drejtim, ju njoftojmë se fatëkeqësisht dje një kolegë i yni ka rezultuar në test pozitiv me virusin COVID-19, si pasojë e kontaktit me njërin nga familjaret e tij. Kolegu ynë punon në DPQ, në pjesën e Remonteve. Në këtë rast menjëhere janë ndërmarre të gjitha masat e nevojshme që edhe të gjithë kolegët me të cilat ka qenë në kontakt të shkojnë në vetë izolim. Aktualisht jemi në kontakt me organet relevante si IKSHPK që sa më pare t’i nënshtrohen testimeve për COVID-19.
Prandaj, menaxhmenti bënë apel edhe një herë tek të gjithë punëtorët që të jenë vigjilent kudo që ndodhen në respektimin e rekomandimeve të IKSHKP-sբ, duke mbajtur distancën sociale dhe gjithashtu përdorimin e pajisjeve të nevojshme higjienike. Veprime këto të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e pandemis.