Rajon & Botë

Indonezia shkëmben kafenë dhe vajin e palmës me aeroplanët luftarakë rusë

Autoritetet indoneziane njoftuan sot se do të shkëmbejnë kafenë, vajin e palmës dhe lëndë të tjera për 11 aeroplanë luftarakë rus “Sukhoi SU-35”.

Memorandumi për mirëkuptim lidhur me shkëmbimin në fjalë, është nënshkruar më 4 gusht në Moskë ndërmjet kompanisë ruse “Rostek” dhe PT Perusahan Perdagangan nga Indonezia, të cilat janë në pronësi shtetërore, transmeton AP.

Nuk ka detaje për vlerën e marrëveshjes, ose për sasinë e kafesë, vajit të palmës dhe lëndëve tjera që mund të dërgohen potencialisht në Rusi.