Rajon & Botë

Indonezia ngratit alarmin nga rreziku i vullkanit Agung

Zyrtarë të Indonezisë kanë njoftuar se është rritur rreziku nga vullkani Agung, që ndodhet në ishullin Bali.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Rreziqeve ka njoftuar se qytetarët duhet të qëndrojnë 7.5 milje larg vullkanit në juglindje dhe në jugperëndim të ishullit.

Ky është alarmi i dytë që lëshohet brenda një jave, për shkak të rrezikut nga vullkani./KosovaPress/