Rajon & Botë

Indonezia ekzekuton 4 persona të dënuar për drogë

Indonezia ka ekzekutuar katër prej katërmbëdhjetë të dënuarve me vdekje për shitje të drogës.

Një Indonezian dhe tre nigerianë u pushkatuan menjëherë pas mesnatës sipas kohës lokale, shkruan BBC, ndërkohë nuk ka pasur ende konfirmim nga qeveria.

Pjesa e mbetur prej 10 personash  pritet të ekzekutohen në ditët e ardhshme, transmeton KosovaPress.

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International ka dënuar ekzekutimet duke I quajtur  “akte të mjerueshme që shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe Indoneziane”.

Indonezia ka disa prej ligjeve më të vështira të drogës në botë, dhe është përballur me kritika të forta ndërkombëtare për rifillimin e ekzekutimeve.

Katërmbëdhjetë persona, kryesisht të huaj, të dënuar për drogë janë ekzekutuar vitin e kaluar.