Rajon & Botë

Indonezia angazhon snajperë për të luftuar majmunët

Indonezia ka angazhuar ushtarë, snajperë dhe policinë kundër majmunëve që po sulmojnë fshatarët dhe po shkatërrojnë plantacionet në këtë vend, shkruan gazeta “Jakarta Post”.

Dhjetëra njerëz të armatosur me pushkë, përfshirë ushtarë, policë dhe gjuetarë janë duke patrulluar nëpër fshatrat në rajonin Boyolali në Javën qendrore për të luftuar majmunët.

Sipas gazetës, javëve të fundit majmunët kanë invaduar shtëpitë dhe arat në disa vendbanime në rajonin Boyolali në provincën Java Qendrore të Indonezisë.

Autoritetet e vendit kanë vendosur të intervenojnë pas dështimit të përpjekjes së banorëve për të mbrojtur me shkopinj kundër majmunëve, të cilët kanë filluar të sulmojnë madje edhe njerëzit.

Në luftën kundër majmunëve është angazhuar edhe Asociacioni i Snajperëve indonezianë, të cilët kanë dërguar rreth dhjetë persona nga qytetet e afërta për të patrulluar natë dhe ditë nëpër fshatra.

But Kristanto, snajper, tha për AFP, se gjuetia ndaj majmunëve të llojit macaque nuk është i lehtë në këto rrethana.

Majmunët po vjedhin fruta dhe misër nga plantacionet e fshatarëve dhe kanë sulmuar 11 persona deri më tash.

Thatësira në Indonezi mund të ketë ndikuar që majmunët të sulmojnë plantacionet në kërkim të ushqimit, transmeton KosovaPress.