Rajon & Botë

Indonezi: Zjarr në fabrikë, 39 të vdekur

Të paktën 39 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pas shpërthimit të zjarrit sot në fabrikën për prodhimin e fishekzjarrëve në perëndim të Xhakartës, thanë zyrtarë policorë.

Sipas policisë në Xhakarta, bilanci i viktimave mund të rritet, pasi që një numër i madh i të lënduarve kanë marrë djegie në shkallë të lartë.