Rajon & Botë

India shënon rritjen më të madhe të rasteve ditore me COVID-19

India raportoi 32.695 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit.

India raportoi 32.695 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e kaluara, njoftoi ministria e shëndetësisë të enjten – rritja më e lartë një ditore në raste që nga fillimi i pandemisë, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Ministria gjithashtu raportoi 606 vdekje të reja nga virusi.

Shifrat e reja rrisin numrin e përgjithshëm kombëtar në 968.876 infeksione, me 24.915 vdekje. Nga rastet e përgjithshme, më shumë se 612,000 njerëz janë shëruar.

Më shumë se 12.7 milionë mostra janë testuar deri më tani për Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, me mbi 326,00 mostra të testuara vetëm të mërkurën, sipas Këshillit Indian të Kërkimeve Mjekësore.

the authorGazetaKNN