Rajon & Botë

India shënon rekord të rasteve të reja të koronavirusit për 24 orë

Ministria e Shëndetësisë e Indisë ka njoftuar se në këtë shtet janë regjistruar 3,900 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara. Kjo shifër paraqet rekord të ri ditor në shtetin e dytë me popullsinë më të madhe në botë.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 46,433 persona, ndërsa deri më tani nga koronavirusi kanë vdekur 1,568 njerëz.

Shifra e viktimave të virusit në Indi është ende e vogël, nëse merren parasysh numri i madh i popullsisë dhe viktimat që janë shënuar në disa shtete evropiane.

Sipas Këshillit Indian për Hulumtime Shkencore, autoritetet shëndetësore deri më tani i kanë testuar për koronavirus më shumë se 1 milion e 190 mijë persona, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

India më parë ka vendosur masa të ashpra izolimi, por ka filluar t’i lehtësojë disa prej tyre në zonat ku ka më pak raste të koronavirusit.

Policia e këtij shteti ka qenë në qendër të vëmendjes së medieve botërore për shkak të dhunës me shkopinj që e ka ushtruar ndaj njerëzve që kanë dalë rrugëve.

the authorGazetaKNN