Rajon & Botë

India shënon rekord të rasteve të reja të Covid-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies në Indi njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet janë shënuar 5,611 raste të reja të koronavirusit. Kjo është shifër rekorde për periudhën njëditore.

Fundjavën që shkoi, India përjetoi rritje të madhe të rasteve. Për vetëm dy ditë, numri i rasteve u rrit për më shumë se 10 mijë.

Pas publikimit të shifrave të reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Indi ka shkuar në 106,750 persona, ndërsa janë shënuar 3,303 viktima, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Numri më i madh i rasteve është shënuar në rajonin perëndimor, Maharashtra, ku janë regjistruar 37,136 të infektuar dhe 1,325 të vdekur.

Këshilli Indian për Hulumtime Mjekësore ka thënë se deri më tan ii ka testuar për koronavirus më shumë se 2 milionë e 500 mijë persona.

Pavarësisht rasteve të reja, India mbetet vend me numër të vogël të viktimave në krahasim me Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Italinë, Francën e Spanjën.

the authorGazetaKNN