Rajon & Botë

India shënon mbi 37,000 raste të reja të koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare në Indi ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar 37,724 raste të reja të personave të prekur nga koronavirusi.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në shtetin me 1.3 miliard banorë shkoi në 1,192,915 persona, që është shifra e tretë më e lartë në botë, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u raportuan edhe 684 viktima dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 28,732.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftoi se për koronavirus janë testuar mbi 14 milionë e 700 mijë persona.

 

 

Deri të mërkurën, India i ka shënuar mbi 600,000 të infektuar vetëm gjatë muajit korrik, që është shifër më e madhe se të gjitha rastet e regjistruara deri më 30 qershor.

the authorGazetaKNN