Besohet se së paku 40 njerëz kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës që kanë goditur veriun e Indisë, kanë deklaruar sot zyrtarët e këtij shteti.
Më së rëndi është goditur shteti Utarakhand, transmeton Reuters.
Mijëra njerëz janë në rrezik pasi që rrëshqitjet e tokës kanë bllokuar qindra rrugë ndërsa autoritetet lokale kanë urdhëruar evakuimin.
Shiu që bie pandërprerë vështirëson punën e ekipeve të shpëtimit ndërsa meteorologët parashikojnë të rëna të reja, transmeton Reuters.