Aktuale

Incizon me dron sheshet e Prishtinës, ndalohet një i huaj

Një shtetas i huaj është ndaluar nga Policia e Kosovës, , pasi që i njëjti ka bërë incizime me dron në disa pjesë të shesheve në Prishtinë.

Rasti sipas PK-së ka ndodhur pasditen e djeshme në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit droni konfiskohet ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /KosovaPress/