Aktuale

“Incidenti” që ndodhi sot në Lëvizjen Vetëvendosje (Video)

Një “incident” ka ndodhur sot në Malishevë. Në Sallën e Kulturës “Tahir Sinani” ku ishte duke folur lideri i VV-së Albin Kurti, prapa shpinës së tij u rrëzuan perdet e zeza që ishin vendosur si prapavijë e fushatës së VV-së.

Ky moment ndodhi kur Kurti recitoi disa vargje të këngës për flamurin kombëtar. “6 tetor 68 u hap lajmi i vërtetë’; O flamur tu gzoftë zemra, kush s’të don i plastë zemra”. Në këtë moment perdet rrëzohen mbi flamurin kombëtar por nuk e rrëzojnë atë. “Flamuri po rrin”, tha Kurti pas kësaj ndodhie që nuk

Por ky moment nuk pengoi Kurtin që të vazhdojë fjalimin e tij ku kërkonte që të votohej kandidati i kësaj Lëvizje Adem Berisha./KosovaPress/