Rajon & Botë

Incident gjatë fluturimit: “Do t’i vras të gjithë në këtë aeroplan”

Njëzetekatërvjeçarja Valeri Kurbelo është arrestuar pas incidentit në aeroplanin e kompanisë “Southwest” në Kaliforni.

Ndihmës i sherifit të Sacramentos, Shown Hampton, konfirmoi arrestimin e 24-vjeçares duke thënë se ajo është kapur duke pirë cigare në tualetin e aeroplanit.

Personi i aeroplanit ka intervenuar, pas të cilës Kurbelo kërcënoi të gjithë udhëtarët me vdekje, transmeton KosovaPress.

Aeroplani që po fluturonte drejt Portlandit, aterroi dhunshëm në Sacramento.