Aktuale

Inaugurohet këndi i lojërave në qendrën e personave të riatdhesuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Lulzim Ejupi, kanë vizituar Qendrën e Akomodimit të personave të riatdhesuar, ku është bërë inaugurimi i këndit të lojërave në këtë qendër.

Ky projekt, i cili është në kuadër të mbështetjes së procesit të ri integrimit të personave të riatdhesuar, është i mbështetur nga qeveria e Gjermanisë, konkretisht nga GIZ.

Në këtë rast, ministri Sefaj e falënderoi shefin e GIZ, James Macbeth Forbes, për mbështetjen e vazhdueshme që po bën në procesin e riintegrimit të personave të riatdhesuar.

Ndërsa, Forbes premtoi ministrin Sefaj se mbështetja e qeverisë gjermane do të vazhdojë edhe në të ardhmen.