Aktuale

Imami i Shipolit në Mitrovicë, reciton poezi për Erdoganin në xhami (Video)

Kosova dhe kosovarët janë gjetur ndërmjet dy taborëve sa i përket zhvillimeve të fundit në Turqi. Një pjesë janë kundër presidentit turk Erdogan, të cilin bazuar në veprimet e viteve të fundit, e cilësojnë si një person që ka nisur të marrë rrugën e diktatorit.

Por në anën tjetër, ka shumë shqiptarë që e mbështesin atë duke e konsideruar edhe si shpëtimtar të shqiptarëve, ndonëse nuk ka asnjë të dhënë se çfarë ka bërë për ta, raporton lajmi.net.

Sidoqoftë, mbështetja më e madhe  duket se Erdoganit i shkon nga klerikët fetarë islam në Kosovë, si në rastin e imamit Fatmir Latifaj.

Madje për të kanë filluar të shkruhen edhe poezi  e që recitohen nga imamët gjatë predikimeve të tyre fetare në xhami, raporton lajmi.net.

Imami në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë, sipas përshkrimit që i ka bërë vetës në llogarinë e tij në facebook, shquhet për hytbet e tij emocionues. “Dhe  jo rrallë i bëjnë të rrjedhin lotët të pranishmëve”, shkruan Latifaj.

Hoxha i cili shihet  në këtë video, e për të cilin shkruan se është veteran i UÇK-së që  në luftë e humbi edhe pjesën e trupit te tij (dorën), reciton para xhematit një poezi, sipas tij, të shkruar nga një koleg i tij, raporton lajmi.net.

Imami nuk e përmend se kush është kolegu i tij që e ka shkruar këtë poezi amatore,  por më shumë se kaq, brengosëse është se si klerikët fetarë harrojnë se për çfarë dalin para xhematit.

Në vend të fjalëve të Zotit ata merren me interpretime vjershash për politikanët, në këtë rast atë turk. Video është publikuar me 24 korrik 2016./lajmi.net

Poezia që hoxha e lexon titullohet “Poezi për vëllanë trim”, e cila me ‘vëlla’ i referohet presidentit turk, Erdogan. Lajmi.net e sjell të transkriptuar ashtu siç e ka lexuar hoxha.

Erdogan mik i shqiptarëve

Të shpëtoi Zoti prej qufarëve

Ty Allahu t’ka ndihmu,

Tanë puçistat m’i rrethu

Besën e Allahut ti e ke dhanë

Kurrë vatanin mos me e lan

Krejt bota n’’kamë janë çu

Bashkë me FETO me t’tradhtu

Por atyre mendja s’iu shkoi

Se me ty s’është lojë

Gjeneralët n’kamë janë çu

Me ushtri me t’zaptu

Por një gjë nuk e kanë ditë

Se miletin e kanë pritë

Gra e burra hov kanë marrë

Erdoganin vet mos me lan

N’Aeroport populli ka dalë

Se Erdogani k’shtu ju ka thanë

Se vatanin duhet me mbrojë

Nga puçistat djallëzor

Moj Turqi moj perlë e artë

Në sy t’armikut vend i zjarrtë

T’sulojnë duke t’hkundë,

Por ti qëndron e pa lëkundë.