Bedri Bytyçi imam në fshatin Fortesë të Rahovecit, më herët befasoi me një postim në facebook. Ai kërkoi nga imamët të mos e varrosin babain e kryeministrit Haradinaj.
“Ia pruni dekën “para” kohe i biri me veprimet e tij!”, ka thënë Bytyçi duke u bërë thirrje hoxhallarëve tjerë që të mos shkojnë për ta varrosur të ndjerin, ashtu siç kërkohet sipas praktikave islame.
“Hoxhallarët s’kanë çka lypin te Gjoka!”, ka shkruar Bytyçi, i cili në fotot e postuara në Facebook shihet të jetë shumë i afërt me kryetarin e partisë Fjala, Gëzim Kelmendin.
Tutje ai shkroi edhe disa vargje:
“Në këngën e Selman Kadrisë, për dajën që e vrau nipin këndohet: Ngoni hoxhë e haxhi, Kush kit njeri, N’dhe s’guxon me shti, Ju boj be ja boj ma zi, Ka me shti popi i zi, Nven xhematit kryqali…”, thonë vargjet e postuara nga hoxha kosovar.
Por hoxha duket se u penduar për këto fjalë.
Ai ka fshirë postimin nga rrjeti i tij social në facebook. Por më poshtë keni fotografitë e ruajtura nga lajmi.net që tregojnë fjalët e tij. /Lajmi.net/