Aktuale

Imami nga Shqipëria mbledh mijëra besimtarë në xhaminë e Shkupit (Foto)

Imami i njohur nga Shqipëria, Elvis Naçi ka vizituar dje Shkupin me rastin e muajit të Ramazanit, ku u prit nga qytetarë të shumtë, të cilët ndoqën ligjëratën e tij në xhaminë e re të Çairit.

Ardhja e tij në Shkup ka zgjuar interesim shumë të madh. Rrugët që çonin drejt xhamisë ishin të stërmbushura me xhematlinj të cilët kishin ardhur për të ndjekur ligjëratën e imamit, shkruan Portalb.

Hoxha nga Tirana pas faljes së namazit të iqindisë mbajti një ligjëratë para rreth 6 mijë personave.

Gjatë ditës së sotme Elvis Naçi do të jetë i pranishëm në një tribunë në Gostivar.

imami1

imami2

imami3

imami4

imami5

imami6

imami7