Aktuale

Imami i dënuar për terrorizëm, mohon të ketë rekrutuar të rinjë nga Kosova

Ish-imami i xhamisë “El-Kudus”, në Gjilan, Zekria Qazimi, i dënuar nga Gjykata Themlore e Ferizajt për rekrutim të të rinjvë kosovarë përkrah organizatave terroriste “ISIS” dhe “Al-Nusra”, ka dalur sot para Gjykatës së Apelit. Imami Qazimi në ankesën e tij drejtuar shkallës së dytë e ka kundërshtuar vendimin e shkallës së parë duke thënë se ai asnjë herë nuk iu ka bërë thirrje, apo ti ketë nxitur të rinjët për të udhëtuar drejt zonave të luftës në Siri dhe Irak, transmeton “zeri.info”.

Qazimi, në ankesën e tij e cila është lexuar para trupit gjykues së Gjykatës së Apelit ka thënë se “asnjëherë nuk ka bërë thirrje për nxitje të urrejtjës fetare, po, vetëm ka bërë citimim e librave fetarë”.

Avokati mbrojtës i Zekria Qazimit, Murat Demolli, ka thënë se në tërësi mbetet mbrapa ankesës. “Çfarë ka nxitë dhe çfarë ka përça brenda territorit të Kosovës, Zekria Qazimi, me akuzën që për nxitje dhe përçarje. Nuk ka pasur ndonjë thirrje për përçarje ndaj një etnie apo besimi tjetër. Këtu nga fillimi ka pasur shkelje procedurale”, ka thënë

Ndërsa, i akuzuari i tjetër së bashku me Zekria Qazimin, Ilir Berisha ka thënë se deklaratat e marruar nga hetuesia janë të pa vërteta si dhei ka mohuar ato deklarata.

Zekria Qazimit, bashkë me 6 persona të tjerë konsideroheshin nga Prokuroria si ura kryesore që lidhte kosovarët me organizatat terroriste në Siri e Irak.

Veprat penale për të cilat është akuzuar ai ka qenë rekrutim për terrorizëm, nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik. Përpos predikimeve radikale në xhaminë “El-Kuddus”, në Gjilan, Zekria Qazimit, llogaritet të ketë qenë personi kryesori i cili i niste të rinjtë kosovar drejt organizatës ISIS. Krejt kjo u zbulua nëpërmjet mesazheve telefonike, të cilat ai i shkëmbeu me bashkëpunëtorët e tij në “krim” dhe njerëzit që ishin të interesuar për të luftuar në Siri.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Zekria Qazimit dhe gjashtë të tjerëve në janar të vitit 2015. /Zeri/.

Image

Image

Image