ShowBiz

Ilir Tafa me aktorë të mëdhenj…(Foto)

Kam luajtur me ata që ka luajtur edhe Bekim Fehmiu, me ata që kanë luajtur me Tom Kruzin, me Richard Gere, me ata që kanë qenë pjesë e projektit që kanë fituar Oskar, me ata që kanë qenë pjesë e projekteve të mëdha e të shpërblyer ndërkombëtarisht, përcjell Kosovarja këto fjalë nga një bisedë e mëhershme me aktorin tonë të shquar Ilir Tafaj.

Nganjëherë mendoj, se nuk ka aktorë të njohur në ish Jugosllavi që nuk e kam pas partner në skenë. Ka pasur aktorë që unë kam pas tremë të interpretoj me ta, por ka pasur edhe aktorë që kanë pasur tremë të interpretojnë me mua. 

Kam respektuar aktorët vetëm jashtë xhirimeve, por në shesh të xhirimit kurrë nuk kam qenë inferior (sepse edhe në xhirime është një sistem garues, se kush po interpreton më mirë) – thotë Iliri Tafa , emër ky tashmë i njohur ndërkombëtarisht dhe i kërkuar më shumë jashtë kufijve kombëtar. 

Të kujtojmë se, Iliri , i cili karrierën e vet e ka koncentruar kryesisht jashtë Kosovës , është mjaft i dashur, i pëlqyer dhe shumë i respektuar e i kërkuar sidomos në Bosnjë e Hercegovinë, në Kroaci, në Mal të zi / Kosovarja/