Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka mbërritur për një vizitë dy-ditore në Prishtinë.
Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga presidenti i vendit Hashim Thaçi.
Thaçi e Meta po zhvillojnë një takim pa praninë e mediave, ndërsa pas takimit bibileateral pritet që të dalin në një konferencë për media.
Presidenti shqiptar gjatë ditës do të pritet edhe nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj./KosovaPress/