Deputeti Ilir Deda ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë se Kosovës dhe të Presidentit Thaçit për rrezikimin e ekzistencës së Shtetit të Kosovës. Reagimi i Dedës ka ardhur një ditë pasi dështoi nisma e deputetëve të Pozitës për të rrëzuar Gjykatën Speciale përmes një seanca parlamentare, e cila do të mbahej të premten mbrëma.
“Qeveria e Kosovës duhet të jep dorëheqje sot. Një udhëheqësi që e rrezikon ekzistencën e vendit të vet nuk mund të qëndrojë më në pozitë. E bashkë me ta duhet të shkojë jedhe Hashim Thaçi”, ka shkruar Deda, në një reagim.
Ndërkohë, Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë sot se çfarëdo që të vendosë Parlamenti do të zbatojë edhe sa i përket Gjykatës Speciale.
Nismën për rrëzimi e Qeverisë e ka përkrahur më së shumti Presidenti Hashim Thaçi i cili vazhdon kontrollin mbi PDK’në dhe Kadri Veselin. Madje, është përmendur mundësia që Thaçi të ishte personi i parë i akuzuar nga Specialja për shkak të dyshimeve për krime lufte dhe të pasluftës.