Aktuale

Ilir Abdullahu, kryeshef i Ujësjellësit

Bordi i drejtorëve të Ujësjellësit “Prishtina” ka zgjedhur për kryeshef të kësaj ndërmarrje Ilir Abdullahun.

Burime të KosovaPress bëjnë të ditur për zgjedhjen e Abdullahut por që zyrtarizimi i tij do të bëhet nesër.

Abdullahu që nga shkarkimi i ish-kryeshefit  Gjelosh Vataj ka ushtruar këtë pozitë .

Vataj është shkarkuar në mars të këtij viti me vendim të Bordit të Drejtorëve të Ujësjellësit por edhe me kërkesë të ambasadave të Zvicrës dhe Gjermanisë.

Në arsyetimin e bordit të drejtorëve në lidhje me shkarkimin e Vatajt thuhet se kjo është bërë për shkak të gjeturave të Auditorit në kompaninë publike./KosovaPress/