Me ardhjen e stinës së dimrit, gripi apo ftohjet e ndryshme janë të shpeshta.
Bronkiti, astma, apo çrregullime kronike në mushkëri shpeshherë janë sëmundje si rezultat i ndonjë alergjie, infeksioni, apo pirjes së duhanit.
Një ilaç tradicional u vjen në ndihmë sëmundjeve në mushkëri, sidomos astma bronkiale, si dhe kardiake.
Ky ilaç është përdorur nga gjyshet tona në trajtimet e problemeve të shumta shëndetësore, dhe njerëzit të cilët e kanë provuar, kanë konfirmuar vetitë shëruese të tyre.
Për të përgatitur përzierjen ju nevojiten: 2 gota e shurupit panje pastër, gjysem qepë vjollcë, 7 lugë mjaltë, 2 kokrra limon,6 gota ujë.
Përgatitja:Në një tigan të madh, shtoni shurup panje dhe ngroheni me një temperaturë mesatare. Shtoni qepë të prera në feta për të marrë një ngjyrë të artë të masës, kjo për disa minuta. Më pas shtoni ujë. Lëreni përzierjen të valojë derisa sasia e ujit të ulet në masën e 1/3 . Më pas lëreni diku dhe shtrydhni limon. Së fundi, shtoni mjaltin, dhe përzierje mirë përsëri. Lëreni gjatë natës dhe konsumojeni pas çdo vakti.