Në Lumin e Mirushës në pjesën e poshtme një sasi e konsideruar e peshqve kanë ngordhur.
Nuk është hera e parë që ndodhin ngordhje masive në shtratin e këtij lumi sepse të tilla ka pasur edhe më herët.
Në lidhje me këtë ka reaguar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës duke thënë se kjo ka ndodhur nga ndotja.
IKSHP ka bërë apel tek qytetarët që të kenë kujdes për mjedisin dhe mos t’i shkaktojnë dëme infrastrukturës dhe mjedisit.
Ky është reagimi i plotë:
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën apel që qytetarët ta ruajnë mjedisin sepse ndotja e mjedisit që po shkaktohen përditë sjellin dëme të mëdha në jetët tona, infrastrukturë dhe mjedis.
Ruajeni mjedisin ku jetoni duke mbrojtur dhe duke ricikluar.
Në Ujëvarat e Mirushës në pjesën e poshtme të lumit Mirusha janë gjetur në sasi e madhe e peshkut të ngordhur!
Ky indikator flet për ndotjen e mjedisit dhe ujit!
Mos e helmoni mjedisin Tuaj!. /Lajmi.net/