Aktuale

IKSHP ka një apel për mërgimtarët që kanë ardhur në Kosovë: Rrini në shtëpi, ky është patriotizëm

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) përmes një apeli iu është drejtuar qytetarëve të Kosovës dhe bashkatdhetarëve tanë duke kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin rekomandimet e institucioneve, për ta përballuar me më pak pasoja situatën epidemiologjike në të cilën gjendet vendi, pas shfaqjes së rasteve me coronavirus.

IKSHPK veçmas kërkon nga bashkadhetarët tanë, të cilët këtyre ditëve kanë ardhur në Kosovë, që të qëndrojnë në familjet e tyre dhe se e kanë obligim të detyruar të qëndrojnë 14 ditë të vetë-karantinuar.

“Nëse keni ardhur tashmë në Atdhe, ju lutem qëndroni në vetë-karantinë dhe bëni gjestin patriotik: përmbajuni rregullave të vetë-karantinës!”, thuhet në apelin e IKSHPK.

the authorGazetaKNN