Aktuale

IHMK thotë se nuk ka përkeqësim të cilësisë së ajrit në kryeqytet

Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejtur së gjatë ditëve të fundit nuk janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.

Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar më datë 17.01.2017, e cila ka arritur në vlerën 22.6µg/m3 (për më shumë shih grafikonin në vazhdim)