Në qytetin e Damaskut i cili është i shkatërruar plotësisht, qindra sirianë hëngrën iftar duke mos u fshehur nga plumbat. Iftari u shtrua nga fondacioni Adeleh, që më së shumti financohet nga Turqia, shkruan The Independent.
Kjo fotografi, jep më së miri, mënyrën e organizimit të besimit islam në Damask. Të rrëqethë se si ky popull nuk ndalet edhe për kundër rrezikut që mund të vie, çdo herë.
Vendasit ishin mësuar me iftar duke u ikur aeroplanëve ushtarakë nëpër xhami apo shtëpi private, mirëpo nuk janë mësuar që të hanë lirshëm në rrugë.
Fondacioni thotë se ata nuk kanë pasur mundësi për organizime të tilla për shkak të sulmeve ajrore të vazhdueshme në vend, mirëpo kësaj radhe ata kanë përfituar nga marrëveshja e fundit-marrëveshje kjo e cila i shpall katër “zona të sigurta” në Siri.
Marrëveshja u lidh në mes të Rusisë, Iranit dhe Turqisë gjatë muajit të kaluar.