Aktuale

Identifikohet personi që plagosi 15-vjeçarin në Prishtinë (Foto)

Policia e Kosovës, tashmë e ka identifikuar personin i cili sot gjatë ditës e ka plagosur 15-vjeçarin në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Burime të Indeksonline kanë mësuar se personi në fjalë është i plagosur në këmbë por jashtë rrezikut për jetë.

Gjithashtu burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se  Policia e Kosovës ka identifikuar të dyshuarin, i cili është 15-vjeçar i cili vazhdon të ndodhet në arrati./Indeksonline/