Aktuale

Identifikohet nxënësi që shtiu me armë në Lakrishte

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për KosovaPress se është identifikuar nxënësi, i cili ka shtënë me armë zjarri në lagjen Lakrishte të kryeqytetit.

Përmes telefonit, Ahmeti ka thënë për KosovaPress se Policia është në kërkim të këtij nxënësi.

Gjuajtja me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të shkollës së mesme “Shtjefan Gjeqovi” në këtë lagje.

Nga ky rast, nuk ka pasur persona të lënduar.