Aktuale

Identifikohen shitësit e sprejit që u hodh në shkollë

Policia në Ferizaj ka arrestuar dje dy persona, të cilët sipas Policisë dyshohet se i kanë shitur sprej të dyshuarit i cili me 1 shkurt kishte hedhur sprej në klasë.

Më 1 shkurt në shkollën e mesme “Shaban Hashani” në Ferizaj 14 nxënës kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Të dyshuarit pasi janë intervistuar, janë liruar./KosovaPress/