Aktuale

Ia vjedhin veturën me pako me cigare brenda, dokumente e para të gatshme

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Ferizaj në rrugën “Shaqir Hasani”.

Pronari ka njoftuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën e tij.

Në vëturë siç ka njoftuar pronari kishte të ngarkuar pako me cigare, para të gatshme, dokumentet personale dhe të veturës.

Vetura është gjetur e braktisur në autostradë, ndërsa mallrat dhe paratë nuk ishin në veturë./FaktePlus