Aktuale

Ia vjedhin veturën dhe para të gatshme në shtëpi

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se I është vjedhur vetura në shtëpinë e tij, si dhe para të gatshme.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur mesnatën e brendshme në lagjen “Veternik” të Prishtinës.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur nga shtëpia e tij kanë vjedhur para të gatshme në euro si dhe veturën Opel Vectra “, njofton PK-ja./KP