Aktuale

Ia vjedhin veturën

Në rrugën “Beteja e Logjës” në Pejë, një qytetar ka njoftuar Policinë se vetura e tij është vjedhur nga persona të dyshuar e të panjohur.

“ Viktima mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se persona të dyshuar e të panjohur gjatë natës i kishin vjedhë veturën e tij me targa vendore e e parkuar brenda në oborrin e shtëpisë së tij”.

“Përveç veturës viktimës nga stalla ju kishte vjedhë edhe një kafshë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.